Një imazh qesharak i një qeni të vendosur pas hekurave të një makine policie është bërë viral në internet. Qeni është arrestuar pasi sulmoi një dre.

Pronarja e qenit Emme Thompson postoi në Twitter një fotografi të qenit pasi u kap nga policia.

21-vjeçarja shkruan se dikush ka lajmëruar policinë pasi Finn u largua nga shtëpia dhe sulmoi drerin.

Fotografia u realizua nga babai i saj i cili shkoi për të shpëtuar qenin.

Pamja virale është shpërndarë më shumë se 180.000 herë në rrjetet sociale.

Më vonë ajo shkruajti në Twitter se Finn ishte liruar nga policia por familja do të merrte në gjobë nëse do ta linte pa zinxhir.

/Ora News.tv/