Sulmohet pa asnjë arsye me hanxhar teksa priste në stacion

Sulmohet pa asnjë arsye me hanxhar teksa priste në stacion

A e mendoni dot të jeni në një stacion autobusi dhe dikush t'ju godasë me një hanxhar të madh? Kjo ka ndodhur në qendër të qytetit të Birminghamit në Britani, në vazhdën e dhunës në qytetet britanike.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë viktimën që qëndron në këmbë, ndërsa një person tjetër i afrohet dhe e godet me armën e ftohtë.

Viktima u përpoq të largohej, por njeriu i dytë ngadalë u zhvendos drejt tij, ndërsa kalimtarët ishin duke shikuar.

Të dy burrat u larguan më pas nga diapazoni i kameras. Incidenti thuhet se ka ndodhur në rrethin e Sheshit Shopping, rreth orës 4.20 të premten.

Policia e West Midlands besohet se është kontaktuar por nuk dihet se çfarë ndodhi me sulmuesin dhe viktimën.

EMISIONET