Sulmi ndaj fotografit të Flamurtarit, "Ultras Guerrils" del në qendrim zyrtar

Tifo-grupi “Ultras Guerrils” ka reaguar pas incidentit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku një grup tifozësh të Partizanit sulmuan fotografin e Flamurtarit, në fitoren 3-1 të të kuqve. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, tifozët e “demave të kuq” janë distancuar nga akti i dhunës, ku kanë shtuar se ajo sjellje nuk pasqyron aspak vlerat e tifozëve të Partizanit.

Statusi i plotë:

Incidenti i ndodhur ne ndeshjen e djeshme nuk pasqyron sjelljen e pergjithshme te tifozerise se Partizanit. Shkak i ngjarjes u bene disa provokime te cilat gjithsesi nuk e justifikojne kurrsesi sjelljen pasuese nga individe te caktuar.

Akte te tilla nuk i kane hije tifozerise sone, dhe gjithmone mundohemi ti evitojme. Grupimi yne u kujdes qe ai incident te shuhej sa me shpejt edhe pse ndodhi shume larg tribunes tone, gje qe na e beri te pamundur parandalimin.

Ne si tifozeri kemi dhene shembull dhe do vazhdojme te japim shembull duke ju permbajtur kultures sone tifozerike. Nje rast sporadik nuk duhet te perdoret per te etiketuar gjithe tifozerine e Partizanit.

EMISIONET