Sulmi me thikë ndaj Gjokës, reagon klubi i Partizanit

Ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç ka shqetësuar të gjithë opinioni sportive dhe jo vetëm. Në një reagim në faqen zyrtare klubi i Partizanit, i ka shprehur mbështetje trajnerit 48 vjeçar duke e cilësuar aktin si të papreçedent.

Reagimi i KF. Partizani:

"Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trainerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore. Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të papreçedent që i ndodh trainerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën. Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trainerët , njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trainimin në futboll."

EMISIONET