Menaxheri i ‘On Records’ vazhdon me deklaratat e tij për talentin e Mozzik, pasi ai bashkë me vëllain u larguan nga grupi.

Në një postim të fundit në Instagram, Met Elshani ka publikuar një video ku Mozzik është i ftuar në një emision për promovimin e këngës dhe thotë se kompania On Records e ka ndihmuar për tu bërë ky që është.

“Nuk kam nevojë t’i arsyetohem askujt, thjesht dua ta dinë realitetin të gjithë se diamantat i krijojmë ne. Nëse talentin e ke lloq, ne ta bëjmë diamant,” – shkruajti ai.

Ndërkohë, vëllezërit nga Ferizaj kanë nisur karrierën në ‘On Records’ dhe vendosën që të largohen nga kjo kompani, duke mos treguar arsyen.

Mozzik solli sot projektin e ri muzikor ‘Ti Amo’, e cila ka ardhur në versionin audio në Spotify dhe iTunes.

/Ora News.tv/