Justifikimet e paraqitura nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca për sulmet ajrore në Siri janë përqendruar në nevojën për të ruajtur ndalimin e përdorimit ndërkombëtar të armëve kimike, për të degraduar arsenalin e armëve kimike të Presidentit Assad dhe për të penguar sulme të mëtejshme kimike kundër civilëve në Siri.

Kryeminstrja Theresa May argumentoi se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka qenë pro mbrojtjes së rregullave dhe standardeve globale në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar dhe të bashkësisë ndërkombëtare të organizuar në tërësi.

Ligjërisht ky pozicion e kthen botën në epokën para ardhjes së Kartës së OKB-së.

Karta i lejon shtetet të përdorin forcën për vetëmbrojtje dhe padyshim, për mbrojtjen e popullatave të kërcënuara nga shfarosja në duart e qeverisë së tyre, raporton BBC.

Përdorimi i forcës për qëllime më të gjera të ruajtjes së sigurisë ndërkombëtare është gjithashtu e mundur.

Megjithatë, një veprim i tillë i nënshtrohet kërkesës së një mandati nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, shkruan Marc Weller, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare.

/Ora News.tv/