Sulmet kibernetike kanë ndikuar seriozisht në sektorin prodhues gjerman duke i shkaktuar kompanive humbje të mëdha prej 43 miliardë eurosh.

Shoqata e industrisë Bitkom ka anketuar 503 menaxherët e lartë dhe shefat e sigurisë nga i gjithë sektori prodhues gjerman, dhe zbuloi se4 kompanitë e vogla dhe të mesme që janë shtylla kurrizore e ekonomisë ishin veçanërisht të prekshme ndaj sulmeve.

"Shumë kompani gjermane janë liderë të tregut në mbarë botën që i bën ata shumë tërheqës për kriminelët", tha kryetari i Bitkom, Achim Berg, në një konferencë për media në Berlin.

Zyrtarët gjermanë të sigurisë kanë kohë që po përhapin alarmin për rrezikun e agjencive të huaja të spiunazhit, duke përdorur sulme kibernetike për të vjedhur teknikat e përparuara të prodhimit që e kanë bërë Gjermaninë një nga eksportuesit kryesorë të botës.

Ekzistojnë prova se kriminelët kibernetikë gjithashtu po përdorin teknika të tjera për të përzënë konkurrentët e tyre gjermanë, sipas të cilit 19 për qind e të anketuarve thanë se IT dhe sistemet e tyre të prodhimit ishin sabotuar në mënyrë digjitale dhe 11 për qind raportonin përgjimin e komunikimeve të tyre.

/Ora News.tv/