Sulm me bombë ndaj konvojit me paramilitarë, vriten 40 policë indianë

Sulm me bombë ndaj konvojit me paramilitarë, vriten 40 policë

Të paktën 40 policë paramilitarë indianë u vranë pasi militantët sulmuan me bombë konvojin e tyre në Kashmir.

Policia i tha BBC se një makinë e mbushur me eksploziv kishte sulmuar një autobus që mbante trupat në Srinagar.

Grupi islamik me bazë në Pakistan Jaish-e Mohammad ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Ky është sulmi militant më vdekjeprurës ndaj forcave indiane në Kashmir që kur kryengritja kundër sundimit indian filloi në vitin 1989.

Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir.

Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.

EMISIONET