Një grua u qëllua për vdekje kur një 28-vjeçar sulmoi një prej supermaketeve Trader Joe's në Los Anxhelos të shtunën pasdite dhe mbajti pengje për tre orë përpara se të dorëzohej në polici.

Viktima e identifikuar si Mely Corado, u vra herët gjatë pengmarrjes, tha policia dhe ishte viktima e vetme e kësaj ngjarje. Mely punonte  në Trader Joe's prej vitit 2014 dhe ishte menaxhere e dyqaneve.

Autori i sulmit dyshohet se fillimisht gjuajti gjyshen e tij 'deri në shtatë herë' para se të ikte me makinën e tij bashkë me një vajzë që besohet se ishte e dashura, tha kryebashkiaku i Los Anxheles, Garcetti.

Garcetti tha se i dyshuari pati një përplasje me gjyshen e tij rreth orës 01.30 dhe gruaja që besohet të ishte e dashura e tij dhe ishte 'marrë me forcë' në makinë, u plagos gjithashtu, por pritet të mbijetojë.

Gjyshja e agresorit u transportua në spital në 'gjendje të rëndë'. Ajo i është nënshtruar disa operacioneve dhe mbetet në një gjendje kritike, tha shefi i policisë.

Kur njeriu u arratis pas plagosjes së gjyshes, policia e ndoqi atë nga Hollivudi në Silverlake, ku u rrëzua jashtë dyqanit me makinë pasi u përplas me një shtyllë. Ai qëlloi të dashurën dhe u fut brenda në supermarket.
Policia shpëtoi 20-vjeçaren që ishte në makinë. Mendohet se është qëlluar një herë me armë zjarri.

Autori i sulmit, një afrikano-amerikan,u dorëzua në polici vetëm pas orës 06.30, ku doli me pranga në duar dhe me katër pengje, siç ishte rënë dakord më parë në negociatat mes tij dhe policisë. Edhe ai kishte nje plage me arme zjarri ne krahun e majte, te marre gjate shkembimit me arme me policine.

Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregonin konsumatorë  të tmerruar dhe pjesë nga stafi që iknin në panik, disa kërcenin nga dritaret, te tjere hidheshin poshtë me shkalle litari.

Ndërkohë dy fëmijë u transportuan nga policët e armatosur rëndë.

/Ora News.tv/