Një sulm me armë në Agjencinë  e sigurisë kombëtare afgane la 16 të vrarë.

Zyrtarët afganë thonë se katër operativë të agjencisë kombëtare të zbulimit qëlluan për vdekje 16 kolegë të tyre para se të largoheshin nga skena e ngjarjes për t’u bashkuar me kryengritësit talebanë në provincën Helmand.

Sulmi u krye në një objekt që i përket Drejtorisë Kombëtare për Sigurinë në distriktin Gerishk, siç njoftuan sot burime të strukturave të sigurisë.

Omar Zawak, zëdhënës i qeverisë lokale, e konfirmoi incidentin duke thënë se Talebani kishte sulmuar qendrën e sigurisë nga jashtë, ndërsa në mjediset e brendshme po kryhej sulmi nga katër operativët, duke rezultuar në një betejë me armë zjarri mes ekstremistëve dhe rojeve të sigurisë.

Zawak tha se të dyja palët pësuan viktima të rënda, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zëdhënësi tha se ka pasur një numër të madh të vrarësh nga të dyja palët, por pa dhënë shifra konkrete.

/Ora News.tv/