Sulka: Po arsimojmë mjekë dhe infermierë për Gjermaninë

Sulka: Po arsimojmë mjekë dhe infermierë për Gjermaninë

Eksperti Kastriot Sulka i ftuar në "Ekopolitikë", u shpreh se ikja e popullsisë është problemi më i pandreqshëm që mund t'i ndodhë vendit.

Pjesë nga debati: 

Sulka:  Depopullimi është një nga gjërat e këqija që na ndodhin. Dhe ne po i përgjigjemi me neglizhencë totale.  Ajo që është edhe më e keqja akoma qëndron tek fakti që jo vetëm po emigrojmë, por mjekë, infermierë dhe policë po investohen që pa hyrë në shkollë për të ikur në Gjermani. Me taksat tona ne po bëjmë mjekë për Gjermaninë. Kanë nisur gjuhët e e huaja e bëjnë gjermanishten së bashku me fakultetin sepse e ka ndarë mendjen që po shkojmë atje. Doktorët nuk janë njerëz pa punë, por nuk u ke krijuar shpresën.

Kjo tregon që nuk jemi seriozë. Problemi tjetër. Po linde një fëmijë u thuhet ju japim 400 mijë lekë. Edhe Enver Hoxha e kishte të qëndrueshme ndihmën. Nëse ishe me 8 fëmijë e sipër të jepte lopë.  Pse menjëherë zgjidhet problemi. 

EMISIONET