Sula: Të rinjtë duan të lexojnë, bibliotekat të varfëra

Sula: Të rinjtë duan të lexojnë, bibliotekat të

Të rinjtë në Shqipëri kanë dëshirë të lexojnë por bibliotekat dhe libraritë janë të varfëra në tituj. E ftuar në studion e lajme në Ora News, Shefja e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Lili Sula tha se është detyrë e prindërve dhe mësuesve të kultivojnë te të rinjtë dëshirën për lexim.

Lili Sula: Mënyra se si duhet ti ofrohet fëmijës libri letrar lë për të dëshiruar ndoshta. Pse? Përmes bibliotakave të shkollave. Bibliotekat e shkollave nuk janë institucione që funksionojnë më së miri. Pasurimi i bibliotekës së shkollës nuk është ai i dëshiruari. Ne duhet ti shpjegojmë fëmijëve përse duhet të lexojnë, përse është i bukur arti, cfarë kënaqësie gjen fëmija tek arti, tek librat e mirë artistikë.

Sula tha se libri nuk duhet të konsiderohet si mall i zakonshëm dhe se taksa 20% për të është shumë më e lartë krahasuar me vendet e tjera.

Lili Sula: Librat fiction në Itali kanë 4% taksë, kursë këtu në Shqipëri ka 20% taksë. Mesa di është punuar dhe nga shoqatat e botuesve për të ulur taksën e librit fiction, por ende nuk është arritur gjë. Deri tani, libri fiction tatohet si cdo mall tjetër, ndërkohë që edhe për mendimin tim nuk duhet të konsiderohet si mall i zakonshëm.

Prej ditës së premte në Muzeun Historik ka ngritrur siparin edicioni i parë i Festivalit "Lexuesit e së Ardhmes". Është konceptuar si nje event multikulturor dhe do të mirëpres dashamirësit e librit deri të dielën.


EMISIONET