Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Bang Showbiz” . Ajo ndihet shumë e emocionuar që po afron data e fillimit të turneut të Jonas Brothers me “Hapiness Begins”. Bebe Rexha ka marrë pjesë edhe në turneun e tij kur publikoi këngën ‘Jealous’ që ishte sukses i madh për të. Prej atij momenti ajo u zgjodh që të bëjë hapjen e turneut të tij.  Ajo tregoi se nuk e kishte takuar ende Kevin, por ishte e sigurtë që do ia kalonte  bukur, njësoj si me Nick dhe Joe.

 Bebe përveç turneut  mezi pret të takojë aktoren e njohur e "Game of Thrones" Sophie Turner dhe yllin e "Baywatch’" Priyanka Chopra.

“Do jetë e paparë” me këtë e ka mbyllur këngëtarja.

/Ora News.tv/