Pas fitores ndaj Partizanit e cila ishte edhe e treta këtë sezon kundër të kuqve, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro pranoi se edhe barazimi do të kishte qënë një rezultat i kënaqshëm teksa theksoi se asgjë nuk ka përfunduar në lidhje me kualifikimin. Ndërkohë që afrimi më i fundit i merkatos tek kuqezinjtë Mamadou Tounkara u shpreh i lumtur për këtë  aventurë të re.

Vetëm pak ditë larg nga njëra ndeshje në tjetrën dhe në Vlorë në përballjen Flamurtari-Partizani regjistrohet i njëjti rezultat. Fitore 1-0 për vlonjatët,por këtë rardhë ndryshon autori i golit,ku heroi është Danilo Alvesh që shfrytëzon më së miri një gafë të portierit Hoxha.

Gjithsesi kualifikimi vendoset në Tiranë në ndeshjen e kthimit. Ka ndryshime në formacionin e Flamurtrait krahasuar me ndeshjen e kampionatit,ku nga minuta e parë janë në fushë Nedejlkovic dhe Zuka, ndërsa ndryshime ka edhe në formacionin titullar të Partizanit.

Ka qënë një ndeshje mjaft e luftuar ,ndërsa në fund fiton Flamurtari. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro e ka quajtur mjaft të rëndësishme këtë fitore, por sipas tij asgjë nuk është vendosur, ndërsa kualifikimi mbetet për tu zgjidhur në Tiranë.

Klevis Dalipi që ka qënë në stol për këtë ndeshje tek Partizani, ka deklaruar se është kërkuar një rezultat pozitiv në Vlorë, por cështja e kualifikimit do të kërkohet pas dy javësh, ndërsa rëndësi marrin tashmë dy ndeshjet në kampionat, ndërsa ka folur dhe për dënimin e Starovës

Mamadou Tounkara nga Lazio tek Flamurtari. Lojtari është shprehur mjaft i kënaqur me këtë lëvizje duke theksuar se shpreson të japë më të mirën e tij,ndërsa pasi ka parë ndeshjen ka theksuar se ka ardhur në një skuadër shumë të mirë.

Danilo Alvesh ishte heroi i ndeshjes, teksa për të rëndësi kishte fitorja,ndërsa shpreson në të tjera rrjeta për Flamurtarin.

Ndeshja e kthimit në kupë luhet pas dy javësh,ndërsa Flamurtari të dielën luan në Kukës, ndërsa Partizani pret Kamzën.

/Ora News.tv/