Suedia i jep fund grindjes për qoften!

Suedia i jep fund grindjes për qoften!

Vendet shpesh duan të bëjnë autoktonte shumë produkte tradicionale. Në Suedi për shembull, prej kohësh është diskutuar se nga e ka prejardhjen një lloje qoftesh, të quajtura "meatballs". Produkti i kuzhinës është konsideruar tradicional suedez, por prejardhja e ushqimit është nga Turqia.

Në një postim në Twitter nga Sweden.Se, llogari zyrtare në vend, tha të shtunën për ndjekësit: “Qoftet suedeze bazohen në një recetë që Mbreti Çarls XII e mori nga Turqia, në fillim të shekullit të 18-të. Le t’i qëndrojmë fakteve!”.

Reagimi ndaj lajmit ka përfshirë spekulime se cilat ushqime të tjera mund të jenë turke.

Shumë media në Turqi e kanë quajtur postimin një "rrëfim" dhe theksoi se nuk është produkti i vetëm që mbreti mori në Suedi.

Agjencia "Anadolu", i referohet Annie Mattson, një studiuese në Universitetin Uppsala të Suedisë, e cila pretendon se mbreti gjithashtu solli me vete fasule kafe dhe lakër të mbushur.

Mbreti Charles mbretëroi nga 1697 deri në 1718 dhe thuhet se ka jetuar në Bender afër Moldavisë, pjesë e Perandorisë së vjetër Osmane, pasi humbi një betejë me Rusinë.

EMISIONET