Ndërtuesit po e shohin me interes  mundësinë për të realizuar projekte në agroturizëm.

Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi  të ul TVSH  në 6% dhe  përjashtoi për 10 vite nga Tatim-Fitimi strukturat specifike akomoduese, siç janë resortet me 4 dhe 5 yje.

Arben Dervishaj e vlerëson pozitiv edhe vendimin për heqjen e detyrimit  për të paguar tatim-fitimin  për pronarin e truallit

"Qeveria po merr masa duke ulur tatimet ose duke e bërë pa tatim një pjesë të investimeve hoteliere. Investimi në agroturizëm është gjë e mirë dhe ndoshta dhe vetë ndërtuesit duhet të nisin të rishikojnë, sepse për hir të së vërtetës pjesën e ndërtimit qeveria po e taton.  

Por përtej kësaj  Dervishaj kërkon rishikim të disa taksave që janë barrë e rëndë për këtë sektor.Midis të cilave ndarjen në pjesë të taksës së infrastrukturës dhe heqjen e 3% për strehimin social.

"Rishikimi i pjesës së taksimit dhe tërheqja nga ligji që i kërkon ndërtuesve 3 % për strehim social "

Në muajt e parë të viti ndërtimi ka pasur një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit.Në tremujorin e parë 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 101 leje të miratuara në tremujorin e parë 2017.

/Ora News.tv/