“Subkoshienca Urbane” titullohet ekspozita e piktorit Dritan Nasi e cila është çelur në Galerinë IICAS.

Mes ngjyrave të shumta dhe abstraksionizmit piktori sjell këndvështrimin artistik mbi zhvillimin urban, i cili ecën i pandarë nga shoqëria.

Përmes ngjyrave Nasi rrëfen për jetën e një qyteti i cili po zhvillohet dita-ditës nga pikëpamja fizike, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zhvillimin psiko-social dhe kulturor.

Ekspozita “Subkoshienca Urbane” e Dritan Nasit do të qëndrojë e hapur për publikun për 3 javë.



/Ora News.tv/