Subashi: PD nuk e ndal dot uraganin e njerëzve që duan të votojnë

Subashi: PD nuk e ndal dot uraganin e njerëzve që duan të

Kandidati i PS për kryebashkiak në Fier, Armando Subashi është paraqitur së bashku me familjen e tij për të votuar në QV.

Në një deklaratë për gazetarët, Subashi tha se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe pavarësisht 'zhurmës' gjatë këtyre javëve ka fluks votuesish.

Ndërsa theksoi se nëse PD përpiqet të pengojë qytetarët nuk e ndal dot uraganin e njerëzve që duan të votojnë.

Armando Subashi: "Jam shumë i kënaqur që votimi ka filluar normalisht në të gjitha qendrat e votimit 'Andon Xoxa'. Është qetësi e plotë. Më vjen mirë që ka një fluks të konsiderueshëm njerëzish që në orët e para të mëngjesit për të votuar. 

Situata është e qetë dhe jam i bindur që procesi i votimit do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, përpos gjithë asaj zhurme që është bërë gjatë gjithë këtyre javëve. Kam vetëm një mesazh për të gjithë qytetarët e Fierit të dalin në votime të votojnë për atë që iu do zemra. Vetëm duke votuar bëhen pjesë aktive e zhvillimit të demokracisë dhe të vendit.

Besoj që dita e sotme do jetë një ditë model. Nuk besoj se do ndodhë që eksponentë të PD do pengojnë qytetarët për të votuar. Edhe sikur të ndodhë. Edhe sikur të duan ta bëjnë një gjë të tillë, uragani i njerëzve që duan të votojnë nuk besoj se do të ndahet në asnjë lloj forme. Ai u paraqit në qendrat e votimit së  bashku me familjen e tij."

Subashi kandidon për një mandat tjetër në bashkinë e Fierit. Ai ndodhet i vetëm në këtë garë.

Ndiqni LIVE: Zgjedhjet Vendore te 30 qershorit, raportime nga të gjitha bashkitë











EMISIONET