Stuhia e verës izolon 600 banorë në Mat, dëme të mëdha në bujqësi

Stuhia e verës izolon 600 banorë në Mat, dëme të

Stuhia e pasdites së të hënës e shoqëruar me reshje të dendura shiu e breshëri ka lënë pasoja në fshatrat e Matit. Rreth 600 banorë në njësinë Administrative Rukaj janë izoluar për shkak të shkatërrimit të një ure, ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bujqësi! Bashkia Mat thotë se ka marrë masa provizore për të rikthyer dhe evidentuar të gjithë pasojat.

 Rreth 600 banorë kanë mbetur të izoluar në mes të verës në fshatin Laç të Matit pasi stuhia e fillim javës dëmtoi thuajse plotësisht një urë të vogël mbi përroin e Blazit.

"Është shembë një urë këmbë këtu, kalonin dhe me makinë.Është bërë humnerë". 

Tre orë breshër, që siç thonë banorët nuk ishte parë ndonjëherë në këto anë, dëmtuan prodhimet bujqësore dhe pemët frutore.

Fermerët thonë se këtë vit i kanë humbur të gjitha.

"Na ka shkaktu dëme në të mbjella, ka prishur kanalin vaditës, rrugët, ujin e pijshëm".

Administratori i njësisë Rukaj në Bashkinë e Matit, Rasim Hoxha, tha se dëmet në infrastrukturë janë të mëdha në të gjithë zonën. 

Ura, rrugë dhe kanale vaditëse janë dëmtuar, krahas prodhimeve bujqësore.

Rasim Hoxha: Ka prishur rrugën kryesore që lidh fshatin Bruq me fshatin Laç dhe Urakë. Janë pothuajse të izoluara nga qendra. Ka bërë dëmtime në të gjithë rrugët e njësisë administrative Rukaj.

 Njësia administrative thotë se ka marrë masa për të nxjerrë zonën nga izolimi, po zgjidhja e problemeve që la pas furtuna në Mat kërkon ndërhyrje të gjithanshme.

 

EMISIONET