Studiuesi Mema: Pesë çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Palestinës

Studiuesi Mema: Pesë çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe

Studiuesi Medlir Mema i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se pesë janë çështjet kryesore që midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Mema: Janë 5 çështjet kryesore, e para është çështja e kufirit. Ka një marrëveshje paraprakisht midis izraelitëve dhe palestinezëve të vitit 1967. Izraeli vazhdon të ndërtojë kundër marrëveshjet dhe rezolutave të OKB-së. 

E dyta është çështja e Jerusalemit. E treta është siguria e brendshëm e Izraelit. Izraeli nuk ka një thellësi strategjike për t’u mbrojtur nga vendet që i konsideron si armiq të vet. 

Çështja e katërt është ajo e refugjatëve. Janë sot 5 mln palestinezë që jetojnë në Gaza, ose Jordani që nuk i lejon të kthehet. Çështja e pestë është që Izraeli i kërkon shtetit të ardhshëm palestinez që të pranojë që shteti izraelit është një shtet hebre.


EMISIONET