Studimi/ Djemtë "me bark" janë më tërheqës se "muskulozët"

Studimi/ Djemtë "me bark" janë më tërheqës se

Meshkujt me pak "bark" po konsiderohen më tërheqës se më parë. Ata kanë qenë në modë deri në vitin 2016, por më pas vëmendjen e morën muskulozët.

Në ekrane dhe revista dukej se meshkujt po ktheheshin në fizikun e Herkulit.

Tani ka disa emra të njohur të ekranit, si Danny Dyer dhe Chris Pratt, të cilët u morën në kopertina revistash për fizikun e tyre, ndryshe nga të tjerët.

Pratt zbuloi se ai hoqi disa kilogramë për një rol, por gjithmonë ka patur vetëbesim, pavarësisht peshës.

E njëjta gjë aplikohet edhe tek ikonat e futbollit. Pasi Eden Hazard nënshkroi me Real Madridin, qarkulluan fotografitë e tij me bark të fryrë.

Dhe duket se shumë njerëz po tërhiqen nga ky lloj fiziku.

Rezultatet e studimit botuar nga "Planet Fitness" tregojnë se 78% mendojnë se vetëbesimi është mbreti i shëndetit të mirë.

"Pothuajse katër nga pesë persona, ku dy janë femra besojnë se burrat me bark tregojnë shenjën e një personi që është i sigurt për trupin tij", thuhet në studim.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 65% thonë se burrat me bark janë tërheqës ndërsa 61% mendojnë se janë seksi.

Si rezultat, meshkujt kanë mësuar të duan veten dhe janë të rrallë ata që duan të duken si Cristiano Ronaldo.

EMISIONET