Cigaret elektrike mund të shkaktojnë të njëjtat dëmtime të qelizave të mushkërive si cigaret tradicionale.

Ndërkohë, cigaret elektronike janë gjithashtu toksike ndaj qelizave që mbrojnë mushkëritë, kështu që nuk mund të jetë një alternativë e sigurt për pirjen e duhanit, sugjeron një studim.

Të dy pajisjet elektronike, të përdorura nga mijëra njerëz për të lënë duhanin, tani mendohet se shkaktojnë dëmtimin e rrugëve të frymëmarrjes tek njerëzit me emfizemë, bronkitje dhe kancer të mushkërive.

Studiuesit australianë kanë gjetur se cigare të tilla dëmtojnë qelizat e mushkërive që mbrojnë rrugët e frymëmarrjes, ashtu si bën tymi i duhanit.

Cigaret elektrike prodhojnë një aromë të ngjashme me cigaret, por kanë nivele më të ulëta të kimikateve.

Megjithatë, është zbuluar se këto cigare dëmtojnë strukturën e qelizave.

/Ora News.tv/