70% e fëmijëve të moshës 8 deri në 18 vjeç kanë përjetuar një formë dhune dhe 80% e prindërve kanë pohuar se kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të World Vision në Shqipëri duke treguar situatën shqetësuese në të cilën ndodhen të miturit në vendin tonë.

56% e fëmijëve të pyetur kanë raportuar se nuk ndihen gjithnjë të sigurt brenda ambienteve të shkollës dhe 67% e tyre pohojnë se nuk e konsiderojnë lagjen si një vend gjithnjë të sigurt.

Vasilika Hysi: “Kemi ndërhyrë shpesh në Kodin Penal. Më është shumë presion për ta ndryshuar, duke qenë se jam edhe pedagogë në fushën penale. Kemi Kodin Penal më të ashpër lidhur me autorët që kryejnë vepra penale ndaj fëmijëve, por dhuna ndaj fëmijëve nuk është parandaluar dhe nuk është përgjigjur me të njëjtin proporcionalitet me ashpërsinë e dënimit. Kemi dënim me burgim të përjetshëm për shumicën e veprave penale që kryhen ndaj fëmijëve.”

Ardiana Jaku: “Kemi dokumenata që do na japin një panoramë akoma më të qartë se ku jemi në mënyrë që axhenda e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve që do të zbatohet në vitet e ardhshme 2019-2020 të jetë me e fokusuar dhe e targetuar për tu ardhur në ndihmë fëmijëve.”

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Wold Vision thotë se ndërhyrjet kundër dhunës në vendin tonë duket se kanë qenë joefektive, të mbivendosura e të fragmentizuara. World Vision beson se zgjidhja ndaj kësaj situate është bashkëpunimi  me strukturat shtetërore, organizatat, komunitetet, akademinë, bizneset dhe median.

/Ora News.tv/