Studimet për mësuesi, Rama: Bursë 1000 dollarë për ekselentët

Studimet për mësuesi, Rama: Bursë 1000 dollarë për

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë studentët e mësuesisë.

Gjatë një takimi me studenët Rama theksoi se ekselentët jo vetëm që nuk do paguajnë tarifë, por do marrin një bursë prej 1000 dollarë.

Edi Rama: "Kemi vendosur heqjen e tarifës për të gjithë nxënësit me notë mesatare mbi 9 që do zgjedhin mësuesinë. Heqja e tarifës është shumë e rëndësishme. 

Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1.000 dollarë, e cila do të jepet muaj pas muaji dhe është një masë që do mbështesë studentët për nevojat e vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione e vullnete të veçanta. 

Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera mësimore të mos kërkoni nga prindërit por ti blini vetë.


EMISIONET