Një studente kanadeze është gjobitur me 400 dollarë pasi po shikonte orën e tij Apple ndërsa po priste në semafor.

Viktoria Ambrose shkeli rregullat e qarkullimit në Ontario dhe u shpall fajtore. Në gjykatë, Ambrose tha se po shikonte objektin që mbante në dorë për të ditur sa është ora.

Ky pretendim u refuzua nga gjyqtar, i cili tha se ora smart është një celular i regjistruar në dorën e dikujt dhe konsiderohen si zbavitje.

Ajo mori gjobën kur u pa nga një oficer i policisë duke qëndruar në semafor në një kryqëzim në kampusin e Universitetit të Guelph. Sipas tij, vëmendja e saj ishte tek ora dhe nuk filloi të ecte kur u ndez drita jeshile.

/Ora News.tv/