Një vajzë beqare që u lodh me pyetjen se kur do martohet mori vendimin që të kurorëzohet me veten.

Studentja e Oksfordit, Lulu Jemimah ishte tepër e lodhur nga fjalimet e familjarëve për martesën dhe mashkullin e ëndrrave.

Kështu 32-vjecarja relizoi një ceremoni me familjarët dhe të afërmit, ndonëse ishteë shumë e zënë me studimet e masterit.

Ajo veshi fustanin e bardhë dhe bëri ecjen tradicionale duke dhënë fjalim për mungesën e dhëndrit.

“Jam e përkushtuar që të arrij qëllimet që ia kam vënë vetes, të fitojë tituj akademik. Por fakti që familjarët vazhdimisht më pyesnin se kur do të martohem, më bëri që ta ndërmarr këtë veprim, të martohem me veten”, tha Lulu.

Ajo pranoi se prindërit nga Uganda u habitën nga ky vendim, por mendoi se ishte mënyra më e mirë për t’iu përkushtuar studimeve dhe vetes.

Dasma i kushtoi vetëm 2 funte, të cilat i pagoi për taksinë që e çoi deri në vendin ku do vinin të ftuarit. Për të gjitha shpenzimet e tjera u kujdesën miqtë.

Tani, Lulu vazhdon masterin për shkrimin krijues në universitetin prestigjoz.

/Ora News.tv/