Ndërsa marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, i njëjti student që i rezervoi kryeministrit Rama dje përgjigjen "What the Fuck” për dialog, thotë se nuk do të ketë asnjë negociatë.

Për gazetaren e Ora News Nertila Dosti, ai thotë se politikanët kanë 30 vjet që dialogojnë mes tyre dhe nuk kanë arritur asgjë.

Ftesës së Ramës për dialog ai i përgjigjet me ftesë ndaj Kryeministrit për të dalë në protestë bashkë me studentët.

Studenti: Nuk ka përçarje, thjesht ka momente kur ka mendime të ndryshme. Po ja specifikoj Kryeministrit, nuk do të ketë dialog. Ata kanë 30 vjet që bëjnë dialog me njëri-tjetrin dhe nuk bëjnë asgjë. Pse duhet të ketë dialog sot? Kryeministri po mundohet që t'ia japë këtë protestë opozitës, PD-LSI, por po ja them live që nuk është e asnjërës.E ftoj të vijë të protestojë me ne si student se ka dëshirë të jetë student.


/Ora News.tv/