Studenti i gazetarisë vetëvaret se humbi celularin në festë

Studenti i gazetarisë vetëvaret se humbi celularin në festë

Një student i gazetarisë u gjet i vetëvrarur në korridorin e sallave të Universitetit Salford vetëm disa orë pasi u pa duke qarë në mënyrë të pakontrolluar.

Archie Day, i njohur si një Youtube Vlogger, ishte tepër i mërzitur se kishte humbur celularin e tij iPhone në një mbrëmje me miqtë. Në eventin ku ishte prezent dhe grupi i famshëm Arctic Money, të gjithë ishin dehur, prandaj nuk e dinte ku kishte lënë celularin.

Gazetari 20-vjeçar u gjet i vdekur në sallat e qëndrimit të Peel Park në Universitetin Salford, Manchester.

Archie kishte luftuar me depresion, por familja e tij besonte se nuk kishte ndërmend të vriste veten. Ata fajësojnë alkoolin për vdekjen e Archie.

Testet treguan se ai kishte 225 miligram për 100 ml gjak në sistemin e tij. Limiti i alkoolit është 80mg.

EMISIONET