Një prej studentëve, i cili po proteston përpara Kryeministrisë ka deklaruar për Ora Neës se po përgatiten për të ngritur përfaqësi në mënyrë që protesta të këtë një oganizim. Ai tha se këto përfaqësi nuk do të ngrihen për të dialoguar.

"Fakultetet kanë mbledhur studentët për të ngritur një përfaqësi, jo për dialog. Me informacionet që kam unë do ngrihen përfaqësi për të drejtuar protestën dhe jo për të dialoguar me kryeministrin. Këto janë pika që nuk kanë nevojë për dialog", u shpreh studenti.  

Ai u shreh i vendosur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë protestën.

"Edhe nësër nëse nuk ka plotësim kërkesash do të mblidhemi për të kërkuar të drejtat tona" , tha studenti.

/Ora News.tv/