Studentët paralajmërojnë: Janari nis me protesta

Studentët paralajmërojnë: Janari nis me protesta

Rezistenca e Studentit do të vijojë edhe në fillim të vitit të ri. Me anë të një peticioni të firmosur nga studentët e Shkencave Sociale vendosen që nëse 8 kërkesat e tyre nuk do të plotësohen pa dialog, atëhëre bojkoti i mësimit do të vijojë edhe gjatë Janarit. Por jo të gjithë studentët e kanë mirëpritur këtë peticion, pasi disa prej tyre e kanë grisur para Kryeministrisë me argumentin se firmat mund të përdoren për krijimin e një partie Studentor. 

Nëse 8 kërkesat e studentëve nuk plotësohen gjatë muajit dhjetor, atëherë rezistenca e tyre do të vijojë edhe gjatë Janarit që vitit që vjen me bllokimin e mësimit deri në marrjen e një përgjigje pozitive nga qeveria.

Pas diskutimeve për më shumë se një orë studentët e fakultetit të Shkencave Sociale vendosen që bojkoti në universitete të  vijojë edhe në janar, pas rikthimit në nga pushimet e festave të fundvitit.

"Ne studentët dhe pedagogët të ndërgjegjshëm për gjendjen e reduktuar të Universitetit si dhe për korruptimin e tij të përgjithshëm, marrim përgjegjësinë e zbrazjes së auditorëve deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit. Ky peticion shoqëron nënshkrimet tona për protestën që do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare". 

Por ky peticion është ngrisur nga disa studentë para Kryeministrisë, pasi u shprehen se kjo mund të përsoret për krijimin e një partie studentore.

"Ato firma janë për të krijuar parti politike për Arlind Qorrin", tha studenti.

Edhe studentët e fakultetit të Gjeologi-Minierave pas konsultimit me njëri-tjetrin vendose që të mos vijojë më bllokimi i kryqëzimeve kryesore në kryeqytet duke vijuar protestën e tyre pasra selisë së qeverisë.

"Vendos që edhe marshimin ta bënim në bulevardin kryesor për të mos bllokuar trafikun", tha një student.

Dy ditë më parë studentët dhe dekanati i Fakultetit të Ekonomikut kanë mbajtur një mbledhje ku u mor vendim se nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

Zerimi i tarifave të brendshme për studentët, pasurimi I bibliotekës më 150 tituj të rinj brenda tre muajve dhe mundësimi i praktikave për studentët që nuk e sigurojnë dot individualisht janë të tjera vendime të marra në këtë takim.

1- Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

2- Shtyrjen e sezonit për shkak të situatës së krijuar dhe afatit të procedurave për bursa për studentët e FEUT-së.

3- Transparenca e çdo veprimi financiar të buxhetuar dhe faktit të Fakultetit të Ekonomisë.

4- Me daljen e kuadrit ligjor stafi akademik i FEUT shpreh gatishmërinë për të rivlerësuar cilësinë e portofolit të tyre akademik

5- Vlerësimi i performancës në mësimdhënie nga studentët në fund të çdo semestri dhe kërkimet shkencore të pedagogëve, publikimi i ture online dhe regjistrimi i leksioneve.

6-Rikonstruksioni dhe bërja funksionale e sallave laboratorike.

7- Zerimi i tarifave të brendshme (Listë notash, vërtetimesh) për studentët aktivë

8-Pasurimi i bibliotekës me 150 tituj të rinj për pedagogë dhe studentë brenda 3 muajve

9-Mundësimi i praktikave nga fakulteti për studentët të cilët nuk e sigurojnë dot individualisht.

10- Nisja procedurave për projektin e ndërtimit të Kampusit Universitar bazuar tek premtimet i kryeministrit.

11- Transparenca për procedurat e përzgjedhjes nga programet e Erasmus për pedagogë dhe studentë

12- Nisja e një plani veprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga dekanati.


EMISIONET