Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë prej orës 11:00 të paraditen së sotme. Ndërkohë sot në mesditë Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre.

Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë. Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Ata i lanë afat deri në orën 16:00, por pas skadimit të afatit studentët bëjnë thirrje që ti bashkohet i gjithe populli.

Ora News prej 10 ditesh vijon të transmetoje live dhe minute pas minute protestën e studenteve. 


Studentet kane vijuar te qendrojne dhe gjate oreve te mbremjes para kryeministrise, ndonese nuk jane aq te shumte sa gjate paradites.

Nderkohe rreth ore 18:00 atyre u jane bashkuar dhe studentet e Mirdites dhe Lacit te cilet ishin nisur paraditen e sotme ne kembe nga qytetet e tyre

Ora 20:50 Policia i heq ngrohëset studentëve që protestojnë para Kryeministrisë

Studentët të cilët prej orës 10:00 protestojnë para kryeministrisë janë ndaluar të mbajnë mjete ngrohëse. Mësohet se policia i ka hequr studentëve bombolat e gazit, me të cilat ata ngroheshin.


Ora 16:10 Studentja: Populli ti bashkohet protestes tonë.

Kemi bërë thirrje për një protestë kombëtare, sepse minutat që i dhamë Ramës mbaruan. Tani i bëjmë thirrje gjithë popullit që ti bashkohet protestës tonë masivisht.

Ora 15: 30 Burimet për Ora News: Kuvendi në gatishmëri për seancë të jashtëzakonshme

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se administratës së Kuvendit i është kërkuar të rrinë në gatishmëri  pasi  nesër mund të mblidhet kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme

Ora 14:47 Studentët kërkojnë intelektualët në protestë

Studenti tha per Ora News: Shtresa intelektuale është me studentët. Deri tani janë 12 emra, presim të na bashkohen dhe më shumë. U bëj thirrje të gjithë intelektualëve të vinë këtu dhe të na mbështesin.

Ora 14:42 Balla: Po, Kuvendi mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët

Ora 13: 37 Rama i fton në dialog, studentët: Mblidh parlamentin të shtunën, voto kërkesat

Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre. Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë.

Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Afati i lene prej tyre per pergjigje është ora 16:00 e ditës së sotme.

Në të kundërt ata kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë, ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ora 13: 14 Protesta nuk ndalet 

Ish zv/ ministri i Arsimit Taulant Muka nxiti studentët të vijojnë protestën. 

Por i dha dhe një këshillë, të pranojnë mes tyre dhe intelektualet.

Taulant Muka: "I sollët një shpresë qytetarëve. Pse nuk merr një soft ëear kundër plagjiaturave? Të çojnë para ligjit ata që bëjnë plagjiatura. Pse i tremben vetingut në akademi.  Pranoni mes jush dhe intelektualë që të tregojnë si bëhet zgjidhja. Unë isha në ministrinë e Arsimit,  aty ka këshilltarë me plagjiaturë dhe pa diploma. Një nga ata këshilltarë që ju quajti ngelës mezi mbaroi shkollën 12 vite në Itali dhe mori doktoraturën. Fund presionit është koha ti japim zë intelektualëve dhe studentëve"

 

Ora 11: 58 Vijon protesta e studenteve para kryeministrise




Ora 11: 50 Urime nga Tirana për Kosovën, studentët përshëndesin krijimin e Ushtrisë


Ora 11:30 Nderkohe studente nga Shkodra me autobusë drejt Tiranës, të tjerë marshim në këmbë           


Ora 11: 00 Nuk u besoi syve, kush është Profesori "fantazmë" që Rama e dinte në botën tjetër

Me thirrjet: "Rezistence! Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!" studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.

"Nuk ka rëndësi vendi se ku do protestojmë, rëndësi ka që ne nuk heqim dorë nga plotësimi i 8 kërkesave. Sikur të japësh 3 milionë asnjë nuk vjen aty. Plotëso kërkesat" tha një student me megafon duke iu përgjjgjur thirrjes që Rama bën përmes rrjeteve sociale, ekraneve televizive, apo parlamentit për dialog 

Fitorja e parë e studentëve, bindin SHISH për kauzën e drejtë



(Në foto: Studentët mblidhen para kryeministrisë) 

Ora 10:50  Perkrahja nga studentet ne rrethe

Nderkohë një grup studentësh nga Lezha, jane nisur në këmbë nga kryqëzimi i Milotit drejt Tiranës për tju bashkuar protestës. Edhe në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë dhe Shkoder studentët protestojnë  


(Foto: Studentet po marshojne drejt Tiranes)


Ora 10:22 Studentët e  Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë po marshojnë drejt Bulevardit për t'iu bashkuar studentëve para kryeministrisë


(Foto: LSA)


Studentet kaluan naten para kryeministrise

Ndërkohë një grup studentësh kaluan natën para kryeministrisë edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje shiu. Kjo ishte nata e trete që një grup studentësh kaluan natën jashtë.

Kjo është dita e 10-të e rezistencës së studentëve.


Tete kerkesat e studenteve 

 




/Ora News.tv/