Ndërhyrja e Policisë së Shtetit  solli tensionim të situatës në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë. Studentët thanë se ndaj tyre u ushtrua dhunë ndërsa bën përgjegjës drejtues të Universitetit të Tiranës për lajmërimin e policisë. Refuzues u treguan edhe ndaj deputetëve të opozitës të cilët i larguan nga fakultetet.

Një situatë të tillë solli ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe rojeve private për të liruar hyrjen në Fakultetin e Ekonomisë që ishte bllokuar prej studentëve herët në mëngjes.

Situata u tensionua edhe më tej kur studentët tentuan të nxirrnin karriget në hollin e fakultetit.

Për të mbrojtur kauzën e tyre nga politika, studentët kërkuan largimin e deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shkoi në Fakultetin e Ekonomisë për t`i bërë thirrje policisë të tërhiqet.

E tensionuar situata ishte edhe në Fakultetin e Drejtësisë.

Në orët e para të mëngjesit studentët u përplasën me rojet e policisë private ndërsa më pas hapën derën kryesore të institucionit me forcë.

Përshkallëzimi i protestës ditën e premte solli edhe reagimin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Më firmën e drejtuesit Mynyr Koni u vendos zëvendësimin i orëve të mësimit, shtyrja e afatit të pagesave të tarifave por edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e planveprimit në shërbim të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës.

Ngujim pati edhe në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës ndërsa me të njëjtin vendim pritet të dalin edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë.


/Ora News.tv/