Më 24 janar studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës do të protestojnë para Kryeministrisë, për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit. Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

Student, Fakulteti i Shkencave të Natyrës:  "Sidomos atë të rretheve kur vijnë në Tiranë përveç detyrimit që duhet të paguajnë për fakultetin kanë edhe problemin e të jetuarit. Për të bërë një jetë kursimtare do të duhej diku te 30 mijë lekë. Kjo është si tip bombe që vjen për studentët duke qenë se të paguash direkt tarifën mund të jetë ndonjëherë dhe e pamundur dhe për këtë gjë disa studentë arrijnë të marrin edhe borxhe"

Studente, Fakulteti Histori-Filologjisë: E kam paguar tarifën, ishte 30 mijë e 200 lekë. E palogjikshme si tarfië për një shkollë e cila është shtetërore. Ka dhe të tjerë që kanë atë pjesën e ndihmës ekonomike të cilët e kanë problem, pavarësisht se është 30 mijë lekë, është e lartë si tarifë.

Përfaqësues të "Lëvizjes për universitetin", të cilët po mbledhin firma në çdo fakultet, thonë se në peticionin që studentët do t'i dorëzojnë më 24 janar Kryeministrit Rama janë tre kërkesa ekonomike që prekin të gjithë studentët.

Mirela Ruko: E para, përgjysmimi i tarifave për të dy nivelet e studimit si master edhe për 3-vjeçarin. Kërkesa e dytë është heqja e pagesës për anglishten, që të mos jepet më në institucione private, por në institucione publike si Gjuhët e Huaja. Është çështje fitimi, kompanitë kanë fitime shumë të mëdha për mbrojtjen e gjuhës së huaj. Kërkesa jonë e tretë heqja e gjobës që u vendoset studentëve të masterit nëse si përfundojnë studimet e tyre brenda afatit 2-vjeçar. Një student i masterit nëse nuk e përfundon dhe ka një provim të mbartur ai duhet të paguaj për kredit dyfishin e tij. Kjo sigurisht që është një gjobë duke e ditur se studentët e masterit punonjnë dhe ndonjëherë e kanë të pamundur t'i mbarojnë të gjitha provimet brenda afatit 2-vjeçar.  

Para 24 janarit, studentët parashikojnë që ditën e hënë të zhvillojnë fillimisht një protestë para zyrës së minisitres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Kërkesat e studentëve

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

/Ora News.tv/