Studentët e Shkodrës fitojnë, Rektorati i Universitetit i plotëson 3 kushtet

Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë arritur të plotësojnë tre kërkesat që ata i kanë drejtuar Rektoratit të këtij universiteti.

Në kërkesën që ata kanë firmosur më datën 7 dhjetor ata kërkonin:

Ndryshimin e notës mesatare për studentët në përfundim të ciklti studimor bachelor nga nota 9 në notën 7 e cila përkon dhe mesatarene  nevojitur për ndjekjen e studimeve më të specializuara.

Përvec ndryshimit të notës të mundësohet liria e studenti për të zgjedhur mes provimit dhe temës së diplomës

2 -   të mundësohet që për studentët të cilët kryejnë aktiviteve që i shërbejnë përgatitjes akademike sic janë ekspeditat. Të mos operohet me sistemit e rimbursimit por të përfshihet në buxhetin e USH

3- Të garantohet vënia në efektivitet e ndërtesës së re të Universitetit të Shkodrës brenda muajit janar 2018.

Rektorati u ka kthyer sot përgjigje që kërkesat e tyre plotësohen.

Aktualisht Këshilli studentor është mbledhur për të vendosur nëse do të solidarizohen me protestën e Tiranës.


EMISIONET