Studentët e Durrësit u përcollën në Tiranë nga një helikopter dhe policia

Studentët e Durrësit u përcollën në Tiranë nga

Studentët e Universitetit të Durrësit pretendojnë se përgjatë gjithë rrugës drejt Tiranës janë shoqëruar nga një helikopter dhe policia.

Janë ndaluar gjithashtu në një pjesë të aksit rrugor siç mund ta shihni në fotot dhe video që studentët kanë denoncuar për Ora News.

Janë zbritur nga autobusi dhe kontrolluar dhe më pas helikopteri ka shoqëruar mbërritjen e tyre deri në kryeqytet.

Studenti: Jemi kërcënuar në çdo lloj mënyre.

Studenti: Çfarë do policia, asnjëherë nuk ka pasur lëvizje të tilla. Pse pikërisht sot kur janë ngritur studentët. Ne kemi dy godina, një në Currila dhe një te kampusi i ri në Spitallë. Në Currila pretendojnë se një vajzë ka marrë emrat e studentëve që kanë ardhur në protestë. Nuk ka kërcënim më të shumtë. Policia ka qenë vazhdimisht pranë autobusit, duke marrë dhe targën. Edhe helikopteri në survejim. Ka qenë shumë më poshtë sesa duket në video.

EMISIONET