Studentët e Drejtësisë largohen pa pengje: Protesta sa herë të ketë padrejtësi

Studentët e Drejtësisë largohen pa pengje: Protesta sa herë

Studentët e Juridikut që rezistuan të ngujuar për më shumë se një muaj në godinë nuk kanë asnjë peng.

Në një proncim për mediat para largimit nga Fakulteti, një nga studentët shpjegoi se kjo ndërprerje protestash është e përkohshme.

Studenti: Nuk donim ta vazhdonim më këtë formë proteste.Ishte zgjatur shumë dhe menduam ta hapim, që nga nesër u rikthehemi auditoreve. Por kjo protestë ndërpritet këtu përkohësisht sepse kemi menduar ta vazhdojmë edhe pas sezonit të provimeve. Duke u rikthyer në këtë sezon provimesh. Më pas do të organizohemi përsëri duke protestuar në mënyrat tona. Në një mbledhje që bëmë hartuam 6 pika dhe ja drejtuam Dekanatit, i cili i plotësoi. Ne vendosëm unanimisht për hapjen e dyerve dhe do ti rikthehemi mësimit.

Si çdo gjë tjetër, edhe ky aksion ka një bilanc. E kur i pyet nëse e gjithë kjo ja vlejti, studenti ka këtë përgjigje:

Studenti: Ishte një betejë e bukur për kaq sa zgjati, ja vlejti. Luftuam dhe treguam se nuk jemi rinia e kafeneve por e protestave. Protesta do të ketë gjithmonë kur të ketë padrejtësi.


EMISIONET