Hemoragjia cerebrale pse stroku, siç njihet në gjuhën mjekësore, është një nga sëmundjet që po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish.

Rreth 700 persona paraqiten në vit paraqiten me hemorragji cerebrale apo goditje në tru në spitalin rajonal të Durrësit.

Eda Harizi, shefe e repartit të Neurologjisë në spitalin Rajonal të Durrësit, sqaron se çfarë duhet bërë për të parandaluar  strokun.

Eda Harizi: Ai testi i thjeshtë që bëhet në gjithë botën që quhet testi FAST konsiston në rënien e këndit të buzës, vështirësi në të folur, rëndim të dorës. Nëse pacienti i vë re këto apo familjari i tij konstaton këto shenja klinike, duhet urgjent të paraqitet urgjencën spitalore.

Spitali i Durrësit ka nisur një fushatë sensibilizuese në ditën ndërkombëtare të hemoragjisë cerebrale, e cila ka shënuar rritje drastike.    

Eda Harizi: 85% e rasteve sipas statistikave të Organizatës Botërore të Strokut janë iskemikë dhe 15 hemoragjikë. Numri i rasteve në rang botëror është rreth 17.5 milion njerëz në botë pësojnë një strok, nga këta gati 6.5 milionë njerëz nuk arrijnë të mbijetojnë dhe 30% e të mbijetuarve pësojnë një invaliditet të rëndë.

Në Europë, çdo 1 minutë rezulton se një person humbet jetën nga stroku.

Goditja në tru vjen si rezultat i jetës sedentare, diabetit, përdorimit të alkoolit e duhanit, dhjamosjes së mëlçisë.

/Ora News.tv/