Arkimed Lushaj do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

Këtë të premte (19 tetor) Lusha u soll në gjykatën e Tiranës ku iu bë vleresimi për masën e sigurisë së dhëne në mungesë për një hetim të nisur që në muajin korrik si dhe një tjetër masë për armën që iu gjet në hotel në momentin e arrestimit.

Por sipas avokatit për të dyja masat gjykata veproi në paligjshmeri dhe për këtë do i drejtohet gjykatës së Apelit

Avokati Marash Ibraj:"Jemi në paligjshmëri në të dyja vendimet e gjykatës. E para konsiston në faktin se nuk mund të akuzosh Arkimed Lushën mbi bazën e përgjimeve, sepse përgjimet nuk janë prova, por janë mjet për të shkuar tek prova. Vepra e parë dhe për armën e parë nuk duhet të përgjigjet. Për armën e dytë jemi përpara një paligjshmërie tjetër më të rëndë, sepse është kontrolluar hoteli pa vendim gjykate dhe nëse mund të adresohet në kushtet e arrestit flagrancës, i mbrojturi prej meje duhej të asistohej me një avokat"

Arresti për Arkimend Lushën erdhi pas një përgjimi të Prokuroisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri. Stresi është pergjuar teksa ka thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armen ne momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës Partizani. Pas këtij përgjimi ne momentit ku i ekzekutohej kjo masë policia I gjeti ne hotel edhe nje armë tjeter. Këngetari I cili është nje idhull për shume adoleshente dhe ka miliona ndjekes ne rrjetet sociale nuk e ka për herë të parë prangat. Disa kohe më parë ai u arratis nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqeruar për një vepër tjetër penale . Policia dhe prokuroria disa herë ka nisur ndaj tij edhe hetime ne lidhje me videoklipet ku kengetari përdor droge arme por sipast tij ato nuk janë të verteta.



/Ora News.tv/