Pas lëshimit brenda 24 orëve të certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn dhe pas vjedhjes së disa armëve në bazën detare në Vlorë, deputeti demokrat, Gent Strazimiri shkruan se standardet e sigurisë në vendin anëtarë të NATO-s janë zero.

Reagimi i plotë i Strazimirit: 

Skandal me certifikatën e INFORMACIONIT TË SIGURISË SË LARTË, e cila lëshohet me më pak kontroll se një çertifikatë familjare...

Skandal me SIGURINË e Depove të Armatimit të bazës më të rëndësishme detare që zbrazet gjatë natës...

Kjo vetëm 24 orët e fundit!!!

STANDARDET e SIGURISË në nivelin nën "0" në vendin anëtar të NATO-s që qeveriset nga një narko-qeveri e korruptuar!

P.S. të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cënohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit: tek studentët në protestë, tek naftëtarët në protestë, tek minatorët në protestë... tek populli në protestë!

/Ora News.tv/