Rama e PD përplasen për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani

Rama e PD përplasen për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për standarde të dyfishta në seancat dëgjimore për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas përfundimit të seancës dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, deputeti demokrat Gent Strazimiri theksoi se KPK po merr në mbrojtje gjyqtarin që i ka mbaruar mandati, edhe pse ai nuk justifikon 99 milionë lekë në pasurinë e tij.

Strazimiri: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit provoi sërish sot se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. Ardian Dvorani, gjykatësi I lartë, që njihet publikisht si “çanta  e shpinës e Fatmir Xhafës”, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë. Ai u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoriatit të Pasurive,  nuk justifikonte 99 milionë lekë. 

Pas akuzave të PD, në mbrojtje të organeve të vettingut, ka dalë kreu i qeverisë Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kryeministris shkruan se procesi i vettingut është i pavarur dhe në monitorim të ndërkombëtarëve.

Rama në FB: “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi” 

Vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani pritet të mësohet të mërkurën me 25 Korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

EMISIONET