Thomas Strakosha do të jetë gati për derbin e “Olimpico-s” përballë Romës.

Portieri u largua nga grumbullimi i ekipit kombëtar në Antalia, pasi vuante nga një problem muskular dhe u kthyer në Romë për të marrë ndihmë më të specializuar nën kujdesin e mjekëve të klubit të Lacios.

Mediat pranë klubit bardhekaltër bëjnë me dije se numri 1 është gati për të zbritur në fushë pasi dëmtimi i lehtë që e detyroi të largohej nga grumbullimi i kombëtares shqiptare tashmë ka kaluar dhe ai do të jetë i gatshëm që këtë fundjavë.

/Ora News.tv/