Edhe pse i ri në moshë, portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka marr rolin e liderit te Lazio.

23 vjeçari i lindur në Greqi, por që përfaqëson ngjyrat kuqezi ka paralajmëruar shokët e ekipit te skuadra bardhekaltër se asnjë rival nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht pozitave ku ata ndodhen.

"Ne kurrë nuk kemi nënvlerësuar askënd dhe nuk do ta bëjmë këtë gabim as këtë herë. Kur të hyni në atë fushë, nuk ka ndarje, ne vetëm duhet t'i japim të gjithëve të kualifikohen. Ne duam të fillojmë vitin 2019 në këmbë të djathtë dhe për këtë ne kemi nevojë për një fitore. Skuadra është shumë e motivuar pas pushimit dimëror. Kemi një shans të mirë për t'i dhënë fund këtij sezoni më mirë sesa kemi bërë herët e fundit
. "-këmbënguli Strakosha në "Lazio Style Channel".

Strakosha i dha këto deklarata vetëm pak minuta përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Novarës.

/Ora News.tv/