Stoltenberg: Të mos ketë tension pas transformimit të FSK-së

Stoltenberg: Të mos ketë tension pas transformimit të FSK-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh që kanë transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Ushtri, pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve që NATO-ja ka shprehur për këtë rast.

“Edhe pse parimisht transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është një çështje për të cilën vendos Kosova, ne e kemi bërë të qartë që një lëvizje e tillë po bëhet në kohë të papërshtatshme. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-së në raport me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Stoltenberg për median malazeze Cdm.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë vendimi dhe se si NATO do të rishikojë marrëdhëniet me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kosovës Stoltenberg tha se ky vendim, megjithëse i marrë në kohë të gabuar, gjithsesi nuk duhet të rrisë tensionet në rajon.

"Megjithëse, në parim, kalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës është një çështje për të cilën Kosova duhet të vendosë. Ne e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. NATO mbështet zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës brenda mandatit të tyre aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen tek progresi i reformave dhe dialogu.

Unë fola me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe i informova për diskutimin e tanishëm midis anëtarëve të NATO-s. Unë theksova se është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe të vetëpërmbahen nga çdo deklaratë ose veprim që mund të çojë në përshkallëzim", shtoi ai.

EMISIONET