Shkarkimi dhe rikthimi i trajnerëve është kthyer në modë te Reali i Madridit. Vetëm pak ditë më parë klubi madrilen zyrtarizoi në krye të skuadrës, Zinedine Zidane. Francezi, i cili e drejtoi ekipin 13 herë kampion të Europës edhe gjatë periudhës 2016-2018 u rikthye në "Santiago Bernabeu" për të firmosur një kontratë deri në qershorin e vitit 2022.

Në këtë post, Zizu zëvendësoi të shkarkuarin Santiago Solari i cili nuk bindi me rezultatet dhe performancat e skuadrës drejtuesit e ekipit. Por kjo nuk është hera e parë që klubi spanjoll përdor këtë metodë për të arritur te rezultatet pozitive.

Solari është emri i fundit i një liste të gjatë shkarkimesh trajnerësh te Reali, që nis prej vitit 2003. Emra si Carlos Quieroz, Mariano Garcia Remon, Vanderlei Luxemburgo, Fabio Capello, Bernd Schuster, Mauricio Pellegrini, Carlo Ancelotti, Rafael Benitez dhe Julen Lopetegui nuk arritën të bindin presidencën "Galaktike", duke ndërprerë bashkëpunim pak kohë pasi kishte nisur.

Vetëm teknikë si Vincente Del Bosque, Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane arritën që të largoheshin nga stoli për arsyeje të ndryshme.  Një kontrast mjaft i madh ky për Realin e Madridit, që ndryshe nga rivali i saj më i madh, Barcelona, zgjedh rrugën e shkarkimit për të larguar një trajner.

Te Katalanasit nuk është shkarkuar një trajner i skuadrës A prej kohësh, duke treguar edhe njëherë seriozitetin që mbizotëron te skuadra e Josep Maria Bartomeu.

/Ora News.tv/