"Stoku" i infermierëve, diplomohen 1500 veta në vit por punësohen 550

"Stoku" i infermierëve, diplomohen 1500 veta në vit por

Rreth 6000 infermierë janë të papunë për shkak të raportit të zhdrejtë prej vitesh ku diplomohen 3 fish më shumë se sa nevojat e tregut. Në analizën e presidentit të Urdhrit të Infermierit kjo është arsyeja përse profesionistët e shëndetit po mësojnë gjuhë të huaja se aspirojnë tregun evropian.

Në spitalet publike dhe jo publike hapen mesatarisht 550 vende të reja pune për infermierë në një vit, ndërkohë që diplomohen 1200-1500 vetë.  

Ky raport i zhdrejtë  të diplomuarish dhe të punësuarisht sipas Presidentit të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi, ka krijuar një stok prej 6000 profesionistë të shëndetësisë në treg.

Sabri Skënderi: Në Shqipëri krijohen rreth 550-600 vende pune për infermierë në vit, duke shtuar 5% e lëvizjeve dhe ikjeve përveç moshave të pensionit. Por aktualisht në Shqipëri dalin 1200-1500 infermierë në vit. Duke dalë kaq shumë krijohet një stok që nga viti në vit ka arritur  në 5-6 mijë infermierë. Duke parë dhe kërkesat e tregut europian të punës kanë menduar që të lëvizin.

Pamundësia për të qenë në sistem, për të patur një punë ka detyruar një pjesë të bluzave te bardha të kërkojnë tregje të huaja. Të tjerë e kanë e shohin Europën dhe Amerikën si mundësi karrierë apo pagese me të lartë.

Sabri Skënderi: Për vitin që kaloi mund të kenë ikur rreth 700 infermierë. Mendoj se ky vit do ketë lëvizje edhe më të madhe.Nga shtatori deri në fund të vitit mund të lëvizin 300-500 të tjerë.

Sabri Skënderi në një eksperiencë prej 12 vitesh në drejtim të Urdhrit të Inferimerëve në këtë analizë thotë se është në nevojë që ndërmjetësimet për punësimet jashtë Shqipërisë të bëhen pemes zyrave shtetërore dhe jo më private.

Sabri Skënderi: Të kalonte në rrugën shtetërore, të krijohej një bashkëpunim dhe një marrëdhëniet që edhe këta që ikin të ishin më të sigurt.

Përsa i takon auditorëve universitarë, ekspertët e vënë theksin tek ndërhyja në kurrikula duke qenë të njëjta me ato të vendeve evropiane.  


EMISIONET