Këngëtarja Alida ishte e ftuara special e kësaj puntate të “Why Not” në RTV Ora, ku u bë pjesë e lojës me telefon.

Ajo duhet të improvizonte një situatë sikur kishte vrarë kokën, por vëllai Stine e telefonon për ti thënë se është ndarë sërish nga Graciela.

Reagimi i Alidës ishte: “Prap ë? Atë këngën ma bëre?”. Loja shkaktoi shumë të qeshura tek publiku në studio.

Ndërkohë, historia e Stines me Gracielën ka disa kohë që ka përfunduar, por do të kenë gjithmonë një lidhje së bashku pasi janë prindër të një vajze. 

/Ora News.tv/