Stiletto-t klasike zëvendësohen me këpucë sfungjeri

Për një veshje klasike, gjithnjë janë sugjeruar një palë këpucë stiletto. Duket se në industrinë e modës do ketë një ndryshim rrënjësor.

Trendi i sfungjerëve që solli stilisti Christopher Kane i habiti të gjithë vitin e kaluar, por për 2018 po rezulton një sukses i madh.

Në stiletto-t klasike janë shtuar disa copëza sfungjeri dhe rripa që duket sikur e mbajnë këmbën në vend të butë.

Këto këpucë do ti japin fund dhimbjeve nga qëndrimi i gjatë në këmbë apo ecjet e gjata me taka. Çmimi i tyre është shumë më i lartë se sa e kemi menduar.

Një palë të tilla kushtojnë rreth 800 paund, ndërsa këpucët e zakonshme kushtojnë 450 paund. Motra e stilistit është parë duke ecur në rrugë me to dhe duket se ‘nuk’ do ti heqë nga këmba.

EMISIONET