Golden State fitoi finalen e parë në Konferencën e Perëndimit duke mundur 116-94 Portland Trail Blazers. Stephen Curry u kthye për të marrë udhëheqjen e ekipit pa Kevin Durant dhe përfundoi ndeshjen duke e shkatërruar kundërshtarin me 36 pikë, 7 asiste dhe 6 rebaund.

Në formë ishte edhe Thompson, autor i 26 pikëve, ndërsa Green realizoi 12 pikë dhe 10 rebaund "Qershia mbi tortë" ishte Demien Jones, i cili ishte i dëmtuar që nga fillimi i dhjetorit dhe u kthye në fushë duke shënuar tre pikë dhe duke marrë ovacione nga publiku.

Tek Portland, spikati loja e grupit me pesë lojtarë që shënuan mbi 10 pikë. Demien Lillard ishte më i miri me 19 pikë, ndërsa McCollum, Harkless dhe Hood përfunduan me 17 pikë secili.

Golden State krijoi një avantazh prej katër pikësh në periodën e parë dhe e thelloi në 9 në periodën e dytë duke shkuar në pushim me rezultatin 54-45. Portland luan më mirë në periodën e tretë duke e ngushtuar diferencën në 6 pikë, por në fund basketbollistët e Golden State "shpërthejnë" duke realizuar 39 pikë dhe e mbyllin ndeshjen në shifrat 116-94.

/Ora News.tv/