Stavri Nica "luan" fshesën, Kastrioti largon 3 futbollist

Kastrioti i dy fazave të mbetura të Superiores do të ketë një fytyrë tjetër. Pas largimit të portierit Klajdi Kuka, skuadra krutane ka prishur me konsensus marrëveshjen dhe me futbollistët Sokol Mziu, Xhynejt Çutra dhe Vilson Lila.

Dy mesfushorët dhe mbrojtësi janë parë si të tepër nga trajneri Stavri Nica, i cili në deklaratat e fundit për media ka kërkuar nga drejtuesit për të hequr dorë nga futbollistët e papërkushtuar. Në dy fazat e para në kampionat, Kastrioti ka numëruar 10 pikë  pas 18 javësh kampionat.



EMISIONET