Statusi i Minatorit, zbardhet drafi final për 6500 përfitues

Statusi i Minatorit, zbardhet drafi final për 6500 përfitues

Sindikata zbardh draftin përfundimtar për Statusin e Minatorit, nga i cili do të përfitojnë rreth 6500 punonjës që kanë kryer punë të vështira në miniera. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci, sqaron kushtet e përfitimit nga statusi.  

Sipas projektligjit të ri, pensionet e dala para vitit 2000 do të rillogariten mbi bazën e pagës minimale prej 24 mijë lekësh. Në draft janë detajuar punonjësit e të gjitha profesioneve e vështira të nëntokës që do të përfitojnë nga statusi.

Pas marrjes së dakordësisë nga Ministria e Industrisë dhe shqyrtimit nga ministritë e linjës, projektligji për statusin e minatorit pritet të miratohet së shpejti nga qeveria.


EMISIONET